Vullnetarë nga e gjithë Maqedonia ndihmojnë Stajkovcin
Pas organizimit në rrjetet sociale, sot janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve për të pastruar vendet e vërshuara, por vendet e banuara nga Maqedonasit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Kemi ardhë nga e gjithë Maqedonia për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë të prekur nga vërshimet. Kemi ardhë nga dita e parë. Për të ndihmuar vëllezërit tanë. Nëse nuk pastrohet ky vend me kohë do të ketë sëmundje. Të gjithë duhet të ndihmojnë se kjo mund të na ndodh të gjithëve.” thonë me tjerash vullnetarët.