VV fajëson Qeverinë, Policinë e Prokurorinë për vdekjen e Astritit


Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sërish për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari, i cili gjendej në paraburgim në burgun në Prizren. Ky subjekt politik kërkon që vdekja e Deharit të zbardhet nga institucionet e vendit.
Vetëvendosje thotë se ka pasur deklarata kontraktiktore të organeve të shtetit lidhur me këtë rast por thonë se janë duke bërë maksimumin që të marrin vesh të vërtetën mbi vdekjen e Astrit Deharit.
Lëvizja Vetëvendosje bën përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara./GazetaFjala