VV: Shtyrja e demarkacionit për 1 shtator është rezultat i rezistencës

69

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shtyrja e demarkacionit për 1 shtator është bërë për shkak të rezistencës së tyre.

Sipas tyre po të mos ishte rezistenca e opozitës, demarkacioni tashmë do të kalonte në Kuvend. Kjo u bë e ditur përmes një konference të jashtëzakonshme të thirrur për media nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me këtë rast, deputetja nga radhët e VV-së, Donika Kadaj- Bujupi, theksoi edhe një herë se deputet që gjuajtën gaz-lotsjellës janë duke e mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit.

“Në vendin tonë pushtetit është verë mbi drejtësinë, deputetet të cilët po e mbrojnë republikën po arrestohen, ndërsa kriminelet e klanit “Pronto” po amnistohen, duke thënë se nuk ka fakte. Edhe nëse na burgosin të gjithëve demarkacion nuk kalon”, ka thënë deputetja Kadaj – Bujupi.

Ndërsa nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu, ka thëne se mobilizimi dhe aktivizimi i Lëvizjes Vetëvendosje e ka pamundësuar kalimin e marrëveshjes së demarkacionit. Sipas tij, kjo është një marrëveshje e cila mundohet ta heqë një pjesë të territorit të Kosovës.

“Ky demarkacion mundohet të heqë një pjesë të territorit Kosovës. Mobilizimi i jonë si Lëvizje Vetëvendosje dhe ky aktivizim i jonë e ka shtyrë demarkacionin. Sot u dëshmua se po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje, demarkacioni do të kalonte. Mobilizimi dhe aktivizimi jonë do të vazhdoj dhe nuk do të ndalët për të mbrojtur territorin dhe interesant nacionale të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër demarkacionit, por duhet të ketë një dermarkim të mirë në të cilin nuk humbim territor”, ka thënë Sejdiu.

Comments