Ish-ambasadaori i OSBE-së në Kosovë, William Walker në emisionin ‘Në mbrëmje…’ ka folur rreth masakrës së Reçakut, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe poashtu për situatën politike në Maqedoni.
‘Pika e parë, mendoj se do të ishte më mirë silkur të ishit të bashkuar. Së dyti, mendoj se duhet të ushtroni shtypje sa më fort që mundeni dhe sa lejon sistemi për të kërkuar trajtim të barabartë absolut para ligjeve të Maqedonisë. Më kanë folur për diskriminim, trajtimin si qytetarë të dorë së dytë. Mendoj se ju duhet të flisni më zëshëm. Mendoj se duhet të bëni edhe gjëra të tjera. Sa më shumë që bashkëpunoni me shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të Luginës së Preshevës, kudo ku ka shqiptarë që kanë probleme, që pak a shumë i kanë të gjithë shqiptarët…Pika e parë është bashkimi. Bashkimi, dhe pastaj përdoreni këtë front të bashkuar, këtë energji që bota t’i dëgjojë problemet tuaja’, ka folur ndër të tjera Walker në intervistë.