Wenger e zbulon se kush është “Pele” i ri

292

Wenger thotë se Mbappe është “Pele i ri”.Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar të riun e Paris Saint Germainin, Kylian Mbappe.Trajneri francez mendon se Mbappe ka gjithçka që i duhet për t’u bërë më i miri në botë, teksa tregon se ai ia kujton legjendën e Brazilit, Pele.

“Ai është shumë inteligjentë, ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe është i matur. Iu kam thënë shokëve se “Mbappe është Pele i ri”. Ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”, tha Wenger.“Kur flisni me të, asnjëherë nuk mendoni se jeni duke folur me një 18 vjeçar, është shumë i matur”.“Ai është i jashtëzakonshëm dhe sa herë ka topin në këmbë, diçka speciale mund të ndodhë”, shtoi Wenger.

Comments