Wenger: Punova 35 vjet pa ndërprerje, do më shihni përsëri si trajner

537
fresco

Arsene Wenger ka zbuluar se ai do të kthehet në pozicionin e trajnerit të ndonjë klubi vetëm kur momenti të jetë i duhur.

Ish-trajneri i Arsenalit ka qenë pushim që kur u largua nga “Emirates Stadium” në fund të sezonit 2017-2018.

Në një intervistë të dhënë për “BeIN Sports”, ish-trajneri i “Topçinjve” zbuloi se ai ka pasur oferta për t’iu kthyer karrierës si trajner, mirëpo i ka refuzuar ato me arsyetimin se nuk është momenti i duhur për t’u kthyer.

“Unë refuzova disa oferta të mira, sepse nuk ndihesha gati. Pasi kisha vendosur një lloj distance mes vetes dhe botës, hezitova të kthehesha përsëri në atë pozicion. E bëra atë punë për 35 vjet pa asnjë ndërprerje. Do të më shihni sërish në stolin e ndonjë klubi, por nuk e di se kur”, deklaroi tekniku francez.

Comments