Wenger ‘shokon’ Barcelonën dhe Cityn (Foto)

255
fresco
midle
untitled_1476350291-630422

t

Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka zbuluar se Hector Bellerin shumë shpejtë do ta vazhdoj kontratën me skuadrën londineze.

Barcelona dhe Manchester City kanë marr një lajm të keq nga Arsen Wenger. Ky i fundit ka zbuluar se Hector Bellerin shumë shpejtë do ta vazhdoj kontratën me skuadrën londineze.

Mbrojtësi spanjoll ka kontratën me klubin londinez deri në verë e vitit 2019, përcjell Express. Por, për ta evituar rrezikun nga Barça dhe City, Arsenali do ta blindoj Bellerin.

“Unë jam i befasuar nga spekulimet – ai ka gati edhe tre vite kontratë. Ne do të mundohemi që ta vazhdojmë kontratën me lojtarin”, ka thënë Wenger për Bellerin.

“Por për mua, e ardhmja e afat-gjate e Bellerin është këtu. Ai ka qenë fantastik. Ai ka forcë të lartë mendor. Ai do të jetë këtu dhe ka përgjegjësi në dhomat e zhveshjes”, ka theksuar Wenger. /Express/

Comments