WhatsApp sjell risinë që të gjithë e duam
Nga dita në ditë, rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit sjellin risi të rëndësishme për përdoruesit e tyre.
Dhe një ndër programet më të përditësuar ditët e fundit ka qenë WhatsApp.
Pas opsionit “live location”, dërgimit të mesazheve kur nuk keni internet, apo edhe fshirjes së mesazheve të dërguara që nuk i doni më, ky aplikacion ka lançuar ditën e sotme verifikimin e llogarisë me dy hapa, funksion që vështirëson përdoruesit e tjerë të qasen në llogarinë tuaj në mënyrë të paautorizuar.
Përdoruesit kanë opsionin e një adrese e-mail-i rikuperimi nëse harrojnë kodin. Me aktivizimin e versionit të verifikimit të llogarisë së përdoruesit me dy hapa, personi që dëshiron të qaset në WhatsApp duhet ta shënojë edhe fjalëkalimin ose kodin unik për të hyrë në aplikacion.
Mund ta aktivizoni përmes Settings > Account > Two-step verification > Enable.