Wilshere gati për një rikthim sensacional te Arsenali
Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, thuhet se është në rrugën e duhur për një rikthim surprizë në “Emirates” si trajner, pasi dha dorëheqjen nga roli i tij te Norwich City.
33-vjeçari më parë ka punuar me ekipin nën-18 vjeç të Arsenalit përpara se të largohej për t’u bashkuar me stafin e trajnerëve të Johannes Hoff Thorup te Norwich.
Wilshire u emërua trajner i përkohshëm i klubit pas shkarkimit të Thorup, por më pas u largua kur Liam Manning mori drejtimin e klubit.
Sipas “BBC”, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë mund të jetë gati të ribashkohet me ish-klubin e tij.
Wilshere po merret në konsideratë fuqishëm për punën e ekipit U21, megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Arsenali.