Manchester City nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë në ndeshjen e tretë të “Premier League” të luajtur kundër Wolves.
Skuadra e drejtuar nga Guardiola, përkundër asaj që pritej, bën një hap fals, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të shkëputen.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat e bardha 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës vendasit kaluan të parët në avantazh. Në të 57-n Boly mposhti Edersoni-n.
Zgjati 12 minuta avantazhi i Wolves pasi në të 69-n Laporte barazoi shifrat. ‘Citizines’ tentuan deri në fund për të gjetur golin trepikësh, por në disa raste portieri kundërshtar dhe në disa të tjera fati bënë që ky takim të mbyllej me shifra të barabarta.