NXEHET BALLKANI/ Rusia dërgon 200 avionë gjuajtës në Serbi

260
fresco

“Forcat Ajrore të ushtrisë rusedhe asaj serbe do të zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkëtushtarake në territorin e Serbisë dhe Republikës Serbe”, shkruajnë mediat serbe.

midle

Këto stërvitje do të mbahen në kuadër të ushtrimeve të shpallura tashmë taktike “Bars 2016” dhe në to do të marrin pjesë dhjetë formacionet fluturuese të ushtrisë ruse, si dhe avion (MiG-29), helikopterë (Mi-8) të Ushtrisë së Serbisë.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende, mediat serbe paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të dërgojë më shumë se 200 avionë në drejtim të Serbisë për të treguar plotësisht Forcat Ajrore të vendit të tij.

Sipas ekspertit ushtarak Miroslav Lazanski, performanca e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë është e dobishme për shumë arsye, dhe se sipas tij, SHBA nuk ka të drejtë të ndërhyjë në një vendim të tillë sovran të Serbisë, transmeton “Telegraf”. /albeu.com/

Comments