Xhaferi tregon datën kur do të votohet marrëveshja historike

305

Të hënën, më 17 dhjetor do të fillojë debati i komisionit për propozim amendamentet e kushtetutës, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas takimit me kolegun e tij nga Shqipëria, Gramos Ruçi.

Seanca plenare e Kuvendit është caktuar për më 9 janar që pritet të mbarojë për një javë dhe pastaj me 15 janar do të votohet për ndryshimet e Kushtetutës. Për votimin përfundimtar sërish nevojitet dy e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Nga 17 dhjetori fillon të rrjedhë afati që deputetët të dorëzojnë ndryshimet e amendamenteve.

Comments