Xhaka dhe Leverkusen sot kërkojnë titullin e dytë sezonal

427

Sonte skuadra e Bayer Leverkusenit do kërkojë trofeun e dytë këtë edicion.

Leverkuseni do të përballet me Kaiserslauternin në finale të Kupës së Gjermanisë, në “Olympiastadion” në Berlin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso u mposht 3:0 nga Atalanta në finale të Ligës së Evropës të mërkurën.

Ishte humbja e parë që prej majit të vitit 2023. Kampioni i Gjermanisë ishte në ecuri prej 51 ndeshjeve rresht pa disfatë.

Me këtë seri, Leverkuseni e theu rekordin 59-vjeçar të Benficas portugeze.

E tash, Bayeri do të ketë punë me Kaiserslauternin, ekip i kategorisë së dytë në futbollin gjerman dhe cilësohen favorit, të paktën në letër.

Përballja mes Bayer Leverkusenit dhe Kaiserslauternit nis nga ora 20:00.

Comments