Xhaka dyshohet për kurdisje në ndeshjen ndaj Lids Junajted

395

Kanë filluar hetimet për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, pasi ky i fundit po dyshohet në lidhje me një kurdisje në ndeshjen që Arsenali e luajti ndaj Lids Junajtedit.

Moebel THEMA

“The Gunners” atë ndeshje e fituan me rezultat 4-1, por ajo që po diskutohet tani nuk është fitorja, por një karton i verdhë nga Granit Xhaka. Kosovari me shtetësi zvicerane po dyshohet se e mori qëllimisht një karton të verdhë në atë takim.

Ajo që e bëri edhe më të mundshme këtë veprim të Xhakës, sipas FA, ishte fakti se nëpër internet po organizoheshin baste pikërisht për këtë ndeshje në 10 minutat e fundit. Mësohet se basti i dhënë kapte shifrën e 50 mijë eurove. Gjithsesi, ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me fajësinë e lojtarit.

Comments