Xhaka: Ja kush po më ndihmon të ambientohem në Arsenal
Granit Xhaka ka thënë se Santi Cazorla dhe Hector Bellerin janë duke e ndihmuar që të ambientohet te Arsenali
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit, ka thënë se është mirëpritur shumë mirë në klub dhe se Cazoral e Bellerin po e ndihmojnë atë që të ambientohet sa më parë.
“Më kanë mirëpritur shumë mirë të gjithë te Arsenali”, tha Xhaka për sajtin zyrtar të klubit.
“Bashkëlojtarët e mi janë shumë miqësor, të dashur. Ata e din kur duhet të jenë serioz dhe kur jo. Kjo është pse ndihem shumë i lumtur që jam këtu”, shtoi Xhaka.
“Me Santi Cazorlan dhe Hectorin kuptohemi shumë mirë, po më ndihmojnë që të ambientohem. Por gjithashtu edhe lojtarët tjerë. Kur jeni me dike 24 orë dhe hani së bashku, ju do ta njihni njëri tjetrin shumë më shpejt. Me të vërtetë jam i lumtur që gjendem këtu”, tha ndër të tjera Xhaka.