XHAKA NËN PRESION TEK ARSENAL



Mesfushori shqiptar i Arsenalit Granit Xhaka ka marrë një kërcënim nga shoku i tij i skuadrës, Francis Coquelin të cilit i ka zënë vendin në formacionin titullar.
Në ndeshjen e radhës në kampionat, lojtari shqiptar do të mungojë për shkak të ndëshkimit me kartonë të kuq dhe Coquelin do ta shfrytëzojë këtë rast.
“Të mos harrojmë se ne jemi Arsenal dhe gjithmonë do të ketë lojtarë të fortë. Unë duhet të bëhem gati për të luftuar për vendin tim”, tha Coqueli gjatë konferencës për media, duke lënë të kuptohet se do të jetë në garë me Xhakën për të bindur trajnerin Wenger se ai vlen më shumë se shqiptari.