Të ndërtosh një xhami ose shkollë ky është investimi më i madh për njerëzit .Xhamia është shtëpia e Zotit dhe aty njerëzit luten , ndryshojnë, aty ndjehen të lehtësuar sepse nuk ka një tjetër vend më paqësorë, më të mrekullueshëm dhe më të dinjitetshëm .Por vlera tjetër akoma më e madhe është të ndërtosh një xhami jashtë diku , më saktë në migrim sepse atje kjo ka një vlerë të dyfishtë, atje ruan fenë, dinjitetin, gjenezën dhe i bën sidomos të rinjtë të dijnë se vlera fetare është po aq thelbësore bashkërisht me vlerat kombëtare që ata duhet ti ruajnë, ti bartin nga një brez në tjetrin dhe mos harrojnë kurrë se kush janë si dhe orientimin e tyre fetarë dhe kombëtarë.
Një vit më parë, saktësisht më 10 dhjetor me iniciativë nga Bashkësia Islame në Frauenfeld në Zvicër u vendos gurrëthemeli i xhamisë.Ajo po merr formë secilën ditë deri në përfundim të punimeve transmeton Faktiditor.ch .
Pikërish 10 dhjetori do mbetet në kujtesën e bashkëatdhetarëve tanë në atë zonë ku ndërtohet kjo xhami si një ditë ku nuk përshkruhet dot sepse njerëzit kanë tashmë një vend ku mund të kryejnë lutjet e tyre fetare , kanë një mundësi më shumë .
Po në të njëjtën datë u organizua në Frauenfeld, edhe tribuna në të cilën morrën pjesë hoxhallarë, hafizlerë dhe ilahistë shumë të dashur për të gjithë ne shprehen bashkëatdhetarët të cilët kujtojnë atë mbrëmje të paharueshme për t’a që ndërlidhet me nisjen e ndërtimit të një institucioni të shenjtë dhe kaq të rëndësishëm.Ajo quhet sipas tyre një ditë jo vetëm e rëndësishme por edhe historike.
Por ky kontribut i atyre njerëzve qëllim mirë është një shpërblim për t’a sepse ky është një investim i madh për ndërtimin e shtëpisë së Zotit të plotfuqishëm qe ka marre tashme forme dhe eshte ndertuar me te gjitha kushtet me moderne .
Ata mezi presin ditën kur edhe solemnisht do të bëhet hapja e xhamisë në Frauenfeld./Faktiditor.ch/.