Xhamia në Minsk të Bjellorusisë do të hapet 54 vite pas rrënimit të saj (FOTO)

167
Xhamia në Minsk të Bjellorusisë do të hapet 54 vite pas rrënimit të saj (FOTO)

Me një program festiv të planifikuar për sot, 54 vjet pas rrënimit, do të hapet xhamia në Minsk, e cila u rindërtua me ndihmën e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë do të marrë pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe kryetar i Bordit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe shumë të ftuar të tjerë.

Përgatitjet për ceremoninë e hapjes së xhamisë kanë përfunduar, ndërsa ky objekt fetar, besimtarët e parë do t’i mirëpresë sot gjatë namazit të xhumasë.

Xhamia në Minsk u shkatërrua 54 vjet më parë, në kohën e Bashkimit Sovjetik.

minsk1

minsk2

minsk3

minsk5

Comments