Xhelal Abazi nga Hasanbegu kërkon ndihmë, Ja shtëpia e tij pas vërshimeve
Janë bërë 15 ditë nga dita e vërshimve që kaploi lagjen Hasanbeg të Shkupit ku humbën jetën 22 persona dhe disa të zhdukur. Që nga ajo ditë e deri sot vazhdon tmerri në këtë lagje, ende disa shtëpi janë të përmbytura nga balta që nuk mund të jetohet. Në portalin TetovaSot banori i kësaj lagje Xhelal Abazi nga Hasanbegu ka kërkuar ndihmë nga të gjithë dashamirët sa do që të kenë mundësi.
Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të ndihmuar Xhelal Abazin mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni – 071 984 839