Xhevat Ademi: Shqiptarët kanë mundësi historike të bashkohen rreth një platforme (VIDEO)

167

Bashkimi Demokratik për Integrim ia shtrinë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive shqiptare. Xhevat Ademi nga kjo parti thotë se shqiptarët kanë mundësi historike të bashkohen rreth një platforme dhe të kushtëzojnë formimin e qeverisë së re me përmbushjen e kërkesave që kanë të bëjnë me avancimin e çështjes kombëtare.

“Ne jemi të hapur sepse nëse partia e dytë fituese nuk pranon platformën për barazi të plotë të shqiptarëve që buron edhe nga doktrina e BDI-së por edhe nga oferta e subjekteve tjera, nuk është patjetër BDI të jetë pjesë e qeverisë. Ka subjekte tjera, kanë numrat le të urdhërojnë”, dekl;aroi Xhevat Ademi deputet i BDI-së.

Por, drejtuesit e Koalicionit “Rilindje me Besë” thotë se ata nuk do të bashkëpunojnë me politikan të inkriminuar. Ata propozojnë formimin e qeverisë teknike si zgjidhje kalimtare ne periudhën pas-zgjedhore.

“Me BDI-në në këtë format, kështu siç është, kemi përjashtuar koalicionimin, ndërsa me partitë tjera mund të bisedojmë. Me BDI-në e përjashtojmë si subjekt derisa vlerësojmë se si subjekt është i inkriminuar në politikat e keqqeverisjes, së kriminalizuar gjatë gjithë kësaj kohe, veçanërisht viteve të fundit”, tha deputeti Fadil Zendeli i Rilindjes me Besë./alsat-m

Comments