Yjet e famshme nuk i rezistojnë: Kjo çantë është shndërruar në aksesorin kryesor të Venecias

165
fresco

Në paraqitjet e përditshme të disa prej yjeve më të mëdha të Hollivudit në Venecia këto ditë, padyshim dominon modeli më i ri i çantës me firmën e shtëpisë franceze Louis Vuitton

Express, çanta e re e Louis Vuitton, ka tërhequr vëmendjen në Venecia si aksesor kryesor i stilit të aktores fituese të Oscar-it, mes tyre Cate Blanchett, Alicia Vikander dhe Emma Stone.

Kjo e fundit, Emma Stone, e ka prezantuar çantën edhe në një fushatë madhore, duke e theksuar si “it-bag” të re të skenës së modës. Çanta Express e Louis Vuitton u prezantua për herë të parë në mars, gjatë sfilatës për koleksionin e sezonit vjeshtë/dimër, nën drejtimin kreativ të Nicolas Ghesquière.

Ky model mishëron traditën e shtëpisë, inovacionin dhe sharmin e përjetshëm, duke vazhduar trashëgiminë e legjendarit model Speedy, i cili, interesant është fakti, dikur mbante emrin Express.

E punuar nga lëkurë viçi e rafinuar dhe antilopë e butë e lëmuar, çanta është menduar për gratë dinamike që kërkojnë një kombinim të prakticitetit, elegancës dhe luksit, transmeton Telegrafi.

Modeli i Express-it është frymëzuar nga shpirti i udhëtimit, gjë që reflektohet në detajet si dorezat e zgjatura, brendësia e gjerë dhe monogramet ikonike LV në lëkurë dhe në rrip. Estetika luksoze theksohet edhe më shumë nga kyçi i artë, mbyllja me dy zinxhirë dhe astari i brendshëm me monogram.

Çanta ofrohet në tri madhësi, duke e bërë të përshtatshme për çdo rast, nga detyrat e përditshme dhe shëtitjet urbane, deri te premierat ekskluzive dhe tapetet e kuq, siç kanë dëshmuar aktoret e famshme.

Emma Stone, Cate Blanchett dhe Alicia Vikander e kanë zgjedhur Express-in gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, duke krijuar një sensacion të vërtetë mode dhe duke e ngritur menjëherë në rangun e çantës së duhur për sezonin e ri vjeshtor.

Ky model, krahas atyre tashmë të njohura Speedy dhe Keepall, konfirmon lidhjen e përjetshme të Louis Vuitton me udhëtimin, duke riformuluar njëkohësisht konceptin bashkëkohor të luksit.

Comments