Sot, në ora 18:00, Yll Limani ka publikuar zyrtarisht cover-in e albumit të tij të dytë, së bashku me datën e publikimit dhe tracklistën e plotë me 16 këngë, të titulluar “Thirrëm Sot ose Nesër” (TSN).
Ky projekt ka ngjallur interes dhe kuriozitet të jashtëzakonshëm në publik dhe në industrinë muzikore, duke u shndërruar në një nga kampanjat më të mëdha promocionale të këtij viti, e ndërtuar mbi akronimin TSN.
“Thirrëm Sot ose Nesër” përfaqëson një kapitull të ri artistik dhe shënon një transformim të madh në karrierën e Yll Limanit.
Projekti vjen si rezultat i një pune intensive, me një vizion të qartë dhe një identitet të fortë artistik që pasqyron rritjen, pjekurinë dhe evolucionin e tij muzikor.
Albumi përfshin 16 këngë, të ndërtuara mbi një spektër të gjerë emocionesh, duke ruajtur autenticitetin që e karakterizon artistin, por njëkohësisht duke sjellë risi të fuqishme në tingull dhe interpretim.
Me “TSN”, Yll Limani hap një fazë të re në rrugëtimin e tij muzikor. Më i guximshëm, më personal dhe më i kompletuar se kurrë më parë.
Albumi “Thirrëm Sot ose Nesër” do të jetë i disponueshëm për dëgjim në të gjitha platformat digjitale më 18 Dhjetor 2025.

