Ylli i popit në qendër të kritikave: fansat ironizojnë dizajnin e skenës në formë të organit gjenital

Turneu “American Heart” i Benson Boone u hap me bujë të madhe të premten mbrëma në Xcel Energy Center në St. Paul, Minnesota, por nuk ishte vetëm muzika ajo që tërhoqi vëmendjen.
Skena e këngëtarit 23-vjeçar, e konceptuar si një platformë e gjatë dhe e ngritur, u bë menjëherë temë debati në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së saj të diskutueshme me një simbol nën brez.
Fansat komentuan me ironi dhe habi, duke e krahasuar dizajnin me një zgjedhje të pahijshme estetike. “Ëëë, pse ka atë formë?”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi: “A po mendoni të gjithë atë që po mendoj unë?”, shkruan DailyMail.
Të tjerë vunë në dukje se projekti ka kaluar disa faza miratimi përpara se të zbatohej, duke nënkuptuar se vendimi ishte i qëllimshëm.
Në një intervistë për Elle, Boone kishte deklaruar më herët se shfaqja e tij ishte “më e menduara dhe më e planifikuara” që ka realizuar ndonjëherë.
Ai u shpreh se kishte kaluar muaj të tërë duke ndërtuar çdo detaj të performancës, nga vizualet deri te veshjet, duke e konsideruar turneun si një botë artistike të krijuar nga vetë ai.
Artisti, i njohur për stilin e tij ekstravagant dhe shpesh provokues, ka pranuar se frymëzohet nga ikonat e popit të viteve të 70-ta dhe të 80-ta si Freddie Mercury dhe Elton John.
Në një tjetër intervistë, ai ka bërë shaka edhe me nofkën e fansave të tij, “The Booners”, duke lënë të kuptohet për kuptime me dy nëntekste.
Karriera e Boone nisi në mënyrë të pazakontë: ai zbuloi talentin e tij gjatë shkollës së mesme, kur një mik e nxiti të performonte në një garë lokale muzikore. Suksesi i tij në TikTok e çoi drejt një kontrate me Night Street Records, label-i i themeluar nga këngëtari i Imagine Dragons, Dan Reynolds.
Që atëherë, Benson Boone ka hyrë fuqishëm në tregun ndërkombëtar me hite si “Ghost Town”, “In The Stars” dhe “Better Alone”, ndërsa tani po përpiqet të konsolidojë statusin e tij si një nga emrat më premtues të pop-it botëror.

