Ymeri: Hashim Thaçi dhe Klani Pronto qëndrojnë prapa skandalit 30 milionë eurosh të fituara nga Devolli Group

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka reagaur ndaj humbjes së PTK-së rreth 30 milionë euro nga ana e Zmobile.
Sipas tij, prapa kësaj zhvatjeje, është presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe klani “Pronto”.
Ymeri ka thënë se rastet e fundit që ndodhën e kanë fillin shumë herët nga klani pronto dhe Hashim Thaçi.
Ai ka thëne se ish Ministri Ahmet Shala ishte personazhi që i realizoi Hashim Thaçit punët e pista, ai ka përmendur edhe ish ministrin e Financave Besim Beqaj për shitjen e e shpërmndarjes së rrjetit të energjisë elektrike për vetëm 26 milionë euro.
Ymeri kontratën e “Z mobile” me PTK’në e ka cilësuar të dëmshme për Kosovën, e cila duhet të jetë objekt i hetimeve dhe ka kërkuar që të hetohet ky rast, ku PTK-ja humb 30 milionë euro duhet të hetohet nga Prokuroria.
Ai ka thënë se Devollët janë të lidhur me Klanin Pronto.
(Kosova Sot)

