Ymeri i drejtohet Kurtit dhe Mustafës: Të vetmit që janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë

449
fresco

  

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, i është drejtuar me një shkrim kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, pas akuzave për miratimin e rezolutës për dialog me Serbinë.

Ai ka shkruar se në delegacionin shtetëror do të bashkë drejton opozita Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Brenda Delegacionit vendimet do të merren me unanimitet, dhe nëse/kur nuk arrihet unanimiteti pas dy tentimeve, atëherë me 2/3 e anëtarëve.

Raporti mes Koalicionit qeveritar dhe Opozites/Shoqërisë civile në Delegacion është 7 me 5.Në shkrimin e bërë, Ymeri thotë që po ta lexonin rezolutën dhe ligjin, Mustafa dhe Kurti atëherë do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty.

Shkrimi i  plotë i Visar Ymerit:

Në Delegacionin shtetëror do të bashkëdrejton opozita (Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj). Brenda Delegacionit vendimet do të merren me unanimitet, dhe nëse/kur nuk arrihet unanimiteti pas dy tentimeve, atëherë me 2/3 e anëtarëve.

Raporti mes Koalicionit qeveritar dhe Opozites/Shoqërisë civile në Delegacion është 7 me 5.Ky proces është në dorë të Opozitës.

Po ta lexonin Rezolutën dhe Ligjin edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty.

Nuk ka marrëveshje pa njohje!

Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial, karakteri unitar i Republikës janë të pacenueshme e të patjetërsueshme.Në të vërtetë jemi ngritur në këmbë si Republikë, si Kosovë e si Kuvend.

Të vetmit që janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë, kukuvajkat.

Të strukur në rehatinë e zyreve e shtëpive të tyre që vajtojnë për legjitimitetin e munguar, me një ligjërim që lëngon nga formalizmi absurd.

Thua ti, atë që ata e quajnë legjitimitet garanton marrëveshje të dobishme për Kosovën. Ç’marrëveshje? Sikur ajo për Zajednicë?

Pa kurrëfarë përfitimi për Kosovën.

Comments