Ymeri: Thaçi, Mustafa dhe Veseli kanë kërkuar nga BE që të kushtëzohet liberalizimi i vizave

155
Visar Ymeri foto 0007

Moebel THEMA

Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi nuk është aq i madh sa është Asociacioni i Komunave Serbe.

“Demarkacioni është situatë me e qartë, i humb kaq tokë, por Asociacioni është me i komplikueshëm. E, në këtë drejtim mendoj se të dyja marrëveshjet janë tejet të dëmshme. Mendoj që Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi nuk janë të ndikuar nga asnjë subjekt i partive politike. Janë dy persona që e kanë ndjek këtë proces nga dija e tyre, e kanë parë se si do të dëmtohet Kosova në këtë çështje dhe atë e kanë shprehur. Ky grup i ekspertëve ka bërë një punë të madhe”, ka thënë ai.

Ymeri thotë se nuk e di pse duhet të lidhet demarkacioni me liberalizimin e vizave.

“Po të lidhet korrupsioni atëherë këtë e kuptoj”, thekson ai. “Thaçi, Mustafa dhe Veseli them se kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që demarkacioni të futet si kusht për liberalizim të vizave. Prej shpalljes së pavarësisë, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë temë. Tashmë është konstatuar se Kosova me demarkacionin i falë tokë Malit të Zi”.

Comments