Z. President nuk ka akt më të shëmtuar terrorist sesa të mbetesh pa punë!!!!

349

ivanov

Por Presidenti për këtë  do të duhej që tu rekomandojë strukturave të sigurisë që të bëjnë plane dhe të ndërmarrin aktivitete e veprime për parandalimin e sulmeve të mundëshme terroriste në vendin tone sepse me këtë do të dëshmoheshin aftësitë dhe kapacitetet e shtetit për tu mbrojtur dhe ballafaquar me sfidat dhe rreziqet që i kanosen

EJUP BERISHA

Kur shkruaj për politikën pa dallim se a shktuaj për atë të brendshmen apo për të jashtmen e vendit tone mendja menjiher më shkon te Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Ky i fundit ditë më pare doli në opinion me një informacion se vendi ynë është i rrezikuar nga sulmet terroriste. Sigurisht që  Presidenti e ka fjalën për sulmet teroriste të ngjashme me ato të cilat gjat vitit të fundit ndodhën në vendet e Evropës si në Francë,Belgjikë dhe Gjermani. Në rregull me Presidentin pajtohem vetëm për një gjë se nëse shtete me zhvillim më të lartë ekonomik dhe me strukture më të aftë, më të organizuar dhe më të paguar të sigurisë janë të goditura seriozisht nga aktet terroriste atëher vendi ynë gjithashtu ka gjasa të jetë cak i këtyre sulmeve që njihen si akte më të shëmtuara të keqbërjes. Presidenti i shtetit në fund të fundit është komandant suprem i forcave të armatosura si dhe ka ndikim mbi punën e Drejtorisë së zbulimit sepse vet e emron drejtorin e këtij institucioni,  ndërsa organe dhe institucione tjera zyrtare të sigurisë kanë për obligim që ta informojnë atë për gjendjen e sigurisë në vend, për rreziqet e sfidat që i kanosen vendit si dhe për masat që po ndërmerren dhe do të ndërmerren për moslejimin e prishjes së sigurisë në territorin e Republikës së Maqedonisë. Deri këtu gjithçka është në rregull mbetet ti besojmë Presidentit se posedon informacione të sigurta të sakta  dhe të besueshme se ndodhemi para një rreziku real potencial  për të qenë cak i sulmeve teroriste sepse viteve të fundit jemi dëshmitar se ato po ndodhin kudo nëpër botë edhe shteti ynë nuk ka gjasa të jetë i kursyer prej tyre meqë është pjesë e koalicionit Anti terror botëror të udhëhequr nga SHBA-të. dhe ka gjasa që terroristët të cilët janë vënë në shënjestër nga ky koalicion të ndërmarrin akte terroriste ndaj vendeve që janë duke bërë përpjekje që ta luftojnë terrorin. Por Presidenti për këtë  do të duhej që tu rekomandojë strukturave të sigurisë që të bëjnë plane dhe të ndërmarrin aktivitete e veprime për parandalimin e sulmeve të mundëshme terroriste në vendin tone sepse me këtë do të dëshmoheshin aftësitë dhe kapacitetet e shtetit për tu mbrojtur dhe ballafaquar me sfidat dhe rreziqet që i kanosen. Për këtë Presidenti duhet të rekomandojë kordinim të aktiviteteve të institucioneve dhe organeve të ngarkuara me obligimin e ruajtjes së sigurisë me qëllim që me sukses ta shmangin çdo lloj kërcënimi për prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit. Përsëris edhe njëher edhe unë pajtohem me Presidentin Gjorge Ivanov se egziston rrezik potencial që vendi ynë të jetë cak i sulmeve terroriste, faktorët dhe shkaktarët dihen dhe unë i përmenda më lartë në këtë shkrim. Ajo për të cilën nuk pajtohem me Presidentin është raporti dhe qasja e tij ndaj meje si individ apo edhe si ish anëtar i Kabinetit të tij Presidencial. Presidentin e shtetit e informoj se akoma jamë pa punë dhe kjo po zgjat katër vite të plota. Dhe do ta rikujtoj se nuk ka krim më të madh sesa në këtë kohë të mbetesh pa punë sepse sta qan hallin më askush e as Stambolli.  Një fjalë popullore thotë mos u bëfsh që ta qaj hallin Stambolli por ja që një ditë vjen momenti që mos të ta qaj hallin as vendi për të cilin jep kontribut të pakursyer për të. Ndërsa Stambolli sot i ka problemet e veta serioze të brendëshme dhe të jashtme prandaj unë nuk do pres që dikush nga atje të qajë kokën për mua.Këtë duhet ta bëjë Shkupi zyrtar prandaj unë pres që Presidenti i shtetit D-r Gjorge Ivanov ti lërë anash inatet personale në raport me mua dhe të më del në ndihmë, ai këtë mund ta bëjë po pati vullnet dhe dëshirë. Un kam nevojë për ndihmën e tij dhe ai le të dëshmojë se ka virtyte njerëzore dhe të veproj. Për Presidentin njëherësh është edhe akt patriotik tu ndihmoj qytetarëve sepse është President i të gjithëve por ai duhet të dëshmoj se është edhe i imi. Në fund të fundit un kamë votuar për të por këtë nuk e kamë bërë që të mbetem pa perspektivë të shëndoshë jete. Dhe për fund do të shtoja Z President nuk ka akt më të shëmtuar terrorist se të mbetesh pa punë.

Comments