Zaev: As Shqipëria, as Kosova, fajtore për problemet etnike është Maqedonia

175
Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër është takuar edhe me shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë atje.

Ai u tha shqiptarëve në Zvicër se as Kosova, as Shqipëria, as Bullgaria nuk janë fajtore për marrëdhëniet etnike në Maqedoni, i vetmi fajtor është vetë shteti i Maqedonisë, duke aluduar në qeverinë aktuale.

Në shoqëri të kryetarit të Strugës, Ziadin Sela dhe ish politikanit zviceran, Andreas Gros, Zaev ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit për të cilën tha se duhet të punohet sipas saj përderisa e është hartuar për barazi dhe drejtësi.

Zaev gjatë takimit me shqiptarët e përmendi edhe qëllimin e ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, qëndrim me të cilin u pajtua edhe ish politikani zviceran nëse për qëllim është që të aplikohet dygjuhësia.

Comments