Zaev bën homazhe për nder të Boris Trajkovskit
Kryeministri Zoran Zaev bashkë me homologun e tij boshnjak Denis Zvizdiq kanë vendosur lule në vendin përkujtimor në Rotimlje të Bosnjes ku ndëroi jetë presidenti I Maqedonisë, Boris Trajkovski, përcjell Aktuale.mk.
“Presidenti Trajkovski ishte paqedashës. Jemi këtu për të shprehur respektin për përkushtimin e tij për paqe, bashkëpunim dhe stabilitet. Kjo është porosia të cilën ne po përcjellim’, është shprehur Zaev.
Zaev ishte I shoqëruar nga një delegacion qeveritar.