Zaev: Çairi shembull për multietnicitet, Ganiu është personi i një shoqërie për të gjithë

184

Çairi është shembull i multietnicitetit, Visari është personi i një shoqërie për të gjithë. Këtë koncept e ndërtojmë me maturi dhe përkushtim, e njohu e tërë Maqedonia, duhet ta njohë dhe e di se e ka njohur edhe komuna e Çairit. Të mos lejojmë më tepër nacionalizma, fitorja do të shkëlqejë siç i ngjan Çairit, porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pasdite në komunën e Çairit.

Zaev tha se Çairi përmes programit të Visar Ganiut ka mundësi të zhvillohet në komunë urbane dhe krenari për të gjithë.

“A ka diçka më të vlefshme se investimi i parave të qytetarëve në nevoja të vërteta. Një pjesë e Çairit nuk ka ujë, një pjesë nuk ka kanalizim. Visari ka program ambicioz, zgjidhjen e regjimit të komunikacionit, projekte kapitale, kopshte, shkolla, kjo është e ardhmja”, tha Zaev.

Sipas Zaevit, nevojiten politikanë të ndershëm të cilët do t’i dëgjojnë qytetarët, si dhe se në pajtim me buxhetin e ri, tashmë janë ndarë para për Çairin dhe për Qytetin e Shkupit.

“Obsioni ynë është Visar Ganiu i cili do të jetë kryetar i komunës i të gjithë qytetarëve dhe së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, do të sjellë jetë për të gjithë në Çair dhe në Shkup. Të dielën ta rrumbullakësojmë numrin tre dhe të festojmë jetën për të gjithë”, porositi Zaev në tubimin në komunën e Çairit.

Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e BDI-së, Visar Ganiu, nga ana e tij theksoi se i ka pranuar idetë e qytetarëve dhe se ato tashmë janë në program, ndërkaq kritikat ndihmojnë të zgjidhet rruga e vërtetë.

Comments