Zaev: Deri më 15 prill plotësojmë vendet vakante

434
fresco

Kryeministri Zoran Zaev beson se deri më 15 prill do të plotësohen të gjitha vendet vakante në ekzekutiv. Gjatë kësaj periudhe do të tentohet të miratohen edhe të gjitha ligjet reformuese. Madje kjo mësohet të kishte qenë një nga pikat kryesore të takimit të djeshëm me partnerin e tij të koalicionit, Ali Ahmetin.

Vendimet e mëdha kërkojnë përkrahje me të madhe, tha Zaev duke aluduar në ndryshimin e emrit dhe votimin e ligjeve reformuese, si kusht për përparimin në proceset euro-atlantike, gjë që normalisht kërkon edhe numra në Parlament. Zaev thotë se do të bisedojë me të gjitha partitë politike dhe deputetët të interesuar, me qëllim, zgjerimin e koalicionit të qeverisës.

Biseduam për zgjerimin e koalicionit, që ta rrisim numrin e deputetëve dhe ta bëjmë sa më stabile shumicën parlamentare pasi që Maqedoninë e presin vendime me të vërtetë serioze. Para kemi reforma por edhe zgjidhjen e problemit me Greqinë, proceset integruese, data për bisedime dhe thirrja për në NATO e kështu me radhë. Për këto arsye, jemi të hapur për të biseduar me subjekte politike dhe me deputet që janë pjesë e Parlamentit.

Nuk po shpejtojmë për arsye se zv/ministri mund ta zëvendësojë Ministrin kur nuk është i pranishëm pra nuk bëjnë asnjë far ndalese. Jam i bindur se brenda pjesës së parë të muajit prill do të kompletohemi edhe në pjesën e zv/ministrave por edhe të sekretarëve shtetërorë por në institucionet tjera shtetërore që ende nuk janë të plotësuara – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Comments