ZAEV DHE GRUEVSKI JANË TAKUAR TEK KABINETI I IVANOVIT

286
fresco


Në kabinetin e kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov është mbajtur takim në të cilin kanë qenë prezent kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Në takim, siç njoftojnë disa media në gjuhën maqedonase, transmeton SHENJA, është biseduar për zhvillimet aktuale në vend.
Po ashtu thuhet se është biseduar për zgjidhjet e mundshme për dalje nga situate aktuale. Qëllimi i takimit ka qenë të inicohet pajtim dhe normalizim të proceseve politike në Maqedoni.
Të pranishmit në takim janë pajtuar që bisedimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Comments