Zaev: Do të bëjmë gazifikimin e gjithë Maqedonisë

167
Zaev: Do të bëjmë gazifikimin e gjithë Maqedonisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot nga Strumica premtoi se pas fitores së 11 dhjetorit do të gazifikojë gjithë Maqedoninë dhe do të vendosë stacione të gazit në 32 qytete në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam këtu t’ju premtoj se pas 11 dhjetorit, stacione të gazit do të ketë në 32 qytete të Maqedonisë, do të bëjmë gazifikimin e gjithë Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Ai tha se me anë të këtij projekti gjigant do të lehtësonte jetën e qytetarëve, dhe fakt për këtë janë stacionet e gazeve në Strumicë dhe Kumanovë.

Comments