ZAEV: Do të ndalojmë plaçkitjen moderne të qytetarëve nga përmbaruesit (VIDEO)

196

Kryeministri Zoran Zaev para qytetarëve të Çairit ka thënë se Qeveria do të ndryshojë ligjin për përmbarim me qëllim që qytetarët mos të paguajnë shuma enorme parash për borxhe minimale, njofton Aktuale.mk

Zaev ka thënë se me përmbaruesit në Maqedoni përballen mbi 40 % të popullatës të cilët kanë hyrë në një labirint nga i cili vështirë dalin.

“Për borxh prej 2000 denarësh në përmbarim do të vijë deri në 20.000 denarë e të gjithë e dijmë se kjo është plaçkitje moderne të popullit më të varfër sepse njerëzit e pasur nuk arrijnë në përmbarues ata kanë para dhe paguajnë e qytetarët e varfër edhe vetëm shpirti u ka mbetur ta japin”, ka thënë Zaev transmeton Aktuale.mk

Ai shtoi se për këtë qëllim ligji për përmbarim do të pësojë ndryshime.

“Dihet nëse një borxh arrin shumën prej 1000 denarëve përmbaruesi nuk mund të marrë ,ma tepër se 10 % apo 100 denarë e jo borxhi prej 1000 denarëve të bëhet 11.000” ka thënë Zaev transmeton Aktuale.mk

E gjithë kjo do të realizohet me intervenimin e shtetit në disa ligje.

Video deklaratën e Zaevit mund ta ndiqni nga minuta e 23-të.

Comments