Maqedonia abstenon nëse do të vijë deri tek votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe për Serbinë kjo është e rëndësishme që të gjithë të kemi një marrëveshje, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në një intervistë për Radiotelevizionin serb RTS.
Kryeministrja serbe gjithashtu ka thënë se votimi pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO nuk do të ishte në dobi të marrëdhënieve të Serbisë dhe Maqedonisë.
“Zoran Zaev tha se këtë vit nuk do të jetë temë, është e rëndësishme që nëse ka atëherë të gjithë duhet t’i përmbahemi marrëveshjes, edhe këtë vit edhe në vitin e ardhshëm. Në çdo rast unë mendoj se ne do të vazhdojmë këtë dialog, unë besoj se homologët tanë rajonal, pres që të qëndrojnë në flajën e dhënë,” ka thënë kryeministrja serbe Ana Bërnabiq në intervistën dhënë në RTS.