Zaev: Dy gjuhësia dhe federalizmi nuk shkojnë bashkë, ose njëra ose tjetra

270
fresco

midle
2e84e802b44e87479591e9ce39c4472c

Maqedonia është dhe do të jetë shtet unitar, ai është bashkim i dallimeve, shoqëri multietnike që është përparësi e jona dhe jo dobësi, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun në Kërçovë, transmeton TetovaSot.

“Të drejtat e maqedonasve janë të njëjta në Kërçovë, në Tetovë, në Gostivar. Të drejtat duhet që të janë të njëjta për të gjithë, të gjithë jemi qytetar të njëjtë në këtë Maqedoninë tonë. Multi gjuhësia e jonë është e garantuar me Kushtetutë. Kujt i pengon kjo gjë. Vetëm njerëzit që nuk kanë se çka të afrojnë shpërndajnë nacionalizëm dhe kuazi patriotizëm. Patriotët më të mëdhenj politikan në tërë botën janë ato që e kanë bërë të lumtur popullin e tyre, që i kanë afruar më shumë pasuri në secilën familje, që i kanë mundësua një jetesë cilësore nga secili aspekt dhe punë të shëndetshme dhe të sigurt për gjeneratat e tanishme dhe të ardhme”, deklaroi Zaev.

Ai e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se po shpërndan nacionalizëm dhe po tenton që ta ndaje popullin.

“Po flet për tema të ndjeshme që duhet t`i mbyllim në shekullin XXI. Bota po lufton për ekonominë, për popullin e lumtur. A ka ardhmëri me ndarje dhe shpërndarje. Duhet që bashkërisht, të bashkuar krah më krah edhe maqedonas edhe shqiptar edhe vlleh edhe turq edhe romë të përcaktohemi për demokraci, drejtësi, barazi dhe liri. Në shekullin XXI përsëri po flasim për liri, pasi që kemi politikan të korruptuar. Ndërsa të tillët vetëm me nacionalizëm mund që të mbijetojnë. Duhet ta dinë, dygjuhësia dhe federalizmi nuk shkojnë bashkë, ose njëra ose tjetra”, deklaroi Zaevi.

Comments