Zaev e Vuçiq flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi

196

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka disktuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq edhe për çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Zaev konsideron se një zgjidhje mes Serbisë e Kosovës është e rëndësishme për perspektivën e europiane dhe sipas tij duhet të përkojë me përmirësimin e jetës së serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë duke sjellë paqe.

“Të gjithë liderët në rajon janë të bashkuar në një qëllim të përbashkët të paqes”, tha Zaev në Preshevë në Serbinë qendrore jugore, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

”Besoj se duhet gjetur një zgjidhje në mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne e mbështesim plotësisht dhe shpresojmë se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur”.

”Shkak sepse ajo është e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj europiane dhe të rajonit në përgjithësi”, ka thënë tutje Zaev.

Kurse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se iu ësht mirënjohës Kryeministrit Zaev për qëndrimin e tij ndaj dialogut me Prishtinën.

Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiq u takuan sot për të diskutuar kalimin e unifikuar të kufirit midis Serbisë dhe Maqedonisë.

Comments