Zaev: Erdhëm të marrim mandatin Ivanov kërkon 61 firma të deputetëve
Pas më shumë se dy orë takimi me presidentin Gjorge Ivanov, kryetari LSDM-së Zoran Zaev, tha se sërish ka kërkuar mandatin për formimin e qeverisë, por presidenti i ka kërkuar 61 nënshkrime të deputetëve dhe pastaj do t’ia dorëzojë mandatin tha ai duke u shprehur i bindur se do ta formojë qeverinë.
“Erdhëm që ta marim mandatin dhe të përpiqemi të fomojmë qeverinë. Në takim u diskutuan të gjitha detajet dhe na u tha se ne si parti e dytë me numra të mandateve nuk mund të marrim mandatin për fomimin e qeverisë. Arsyetimi ishte se ne duhet të dëshmojmë se kemi shumicën në përputhje me kushtetutën për formimin e qeverisë ndërsa ajo do të thotë më së paku 61 deputetë me nënshkrime si dëshmi, më pas të dorzohet në kabinetin e Gjorge Ivanov dhe vetëm atëherë do të mund të na e dorzojë mandatin për formimin e qeverisë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Presidenti Ivanov ka takuar edhe kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski por ky i fundit pas takimit ka shmangur mediat duke mos u prononcuar rreth asaj se për çfarë kanë diskutuar në takim. Në konsultimet e presidentit Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij, ishin të ftuar edhe përfaqësues të PDSH-së por nuk janë paraqitur në takim.