Zaev: Është e mundur takim liderësh, por edhe zgjedhje të parakohshme nëse garantojnë referendum të suksesshëm

235

Kryeministri Zoran Zaev pret që deri në fund të kësaj jave të rrumbullakësohet procesi rreth datës, pyetjes dhe karakterit të referendumit për emrin.

“Këto gjëra presim që deri në fund të javës së bashku liderët politik, përfaaqësues të partive parlamentare politke, t’i definojmë, për shkak se afatet po afrohen, koha po afron nëse duam t’i kapim datat 23 shtator, 7 tetor si disa data të projektuara. Pres që këtë javë të mund ta rrumbullakësojmë procesin edhe rreth datës për referendumin dhe pyetjes dhe rreth karakterit”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas fillimit të ndërtimit të fabrikës së “Dura”-s amerikane në Bunarxhik.

Siç tha Zaev, vazhdojnë bisedimet rreth ligjit për financim të partive politike dhe zgjedhjes së KSHZ-së, pjesës rreth qeverisë teknike, Procesit të Përzhinos…

Kryeministri konsdieron se meriton vëmendje kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare para së gjithash të bisedohet për anëtarësim në NATO dhe BE, nëse, siç thotë, kjo e garanton procesin e suksesshëm të referendumit.

“Kur? Pas një viti? Në çdo rast meriton vëmendje kur opozita kërkon zgjedhje. Kam qenë opozitë para një viti dhe e di se meriton të ulet të bisedohet, gjithsesi nëse kjo e garanton procesin e suksesshëm të referendumit si proces . Qytetarët do të thonë të veten në proces, por nëse procesi ka sukses ta arrijmë konsensusin për t’i motivuar qytetarët të dalin për një çështje të këtillë historike të gjitha obsionet janë të hapura e madje edhe kjo, kështu që së bashku do ta shqyrtojmë këtë”, deklaroi zaev.

Nuk përjashton thirrjen e takimit të liderëve në rast se grupet punuese të partive parlamentare deri në fund të kësaj jave të mos arrijnë marrëveshje.

“Pres që deri në fund të kësaj jave grupet e punës t’i zgjidhin punët për shkak të asaj që japim impakt edhe ne si liderë. Nëse nuk ndodhë zgjidhja përmes grupeve të punës, unë do të thirrja takim të liderëve apo cili do nga liderët e partive parlamentare do të mund të thirrë. Ështëe rendit që deri në fund të kësaj jave t’i rrumbullakësojmë këto procese. Qytetarët presin prëgjigje edhe nga emri i qytetarëve besoj se do t’i japim të gjitha këto përgjigje deri në fund të javës”, tha Zaev.

Për ofertën nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, Zaev të mos tërhiqet 100 ditë para zgjedhjeve, ndërkaq, megjithatë të ketë qeveri teknike, kryeministri tha se në situatë të tillë do të veprojë në pajtim me definicionet në Ligj.

“Unë jam njeri i ndershëm dhe kam dinjitetin tim. Në Ligj qëndron se kryeministri tërhiqet 100 ditë para Qeverisë dhe nuk kam ndër mend tekstualisht të mbaj këtë vend nëse ajo është e definuar ashtu në Ligj. Unë jam njeri i relaksuar dhe kjo do të më japë më shumë kohë për fushatë për zgjedhje kur do që të ndodhin”, tha Zaev.

Potencoi se gjithçka është e vlefshme për bisedime.

“Qëndrimet në pjesën e qeverisë teknike i elaboroj gjithmonë me argumente. Ne u bëmë me qeveri teknike në procesin e Përzhinës për llogari të asaj që ndaluam me publikimin e bombave dhe që i kemi dorëzuar në Prokurorinë special publike. Unë nuk e shikoj deri më tani si argument pse kjo të kërkohet për shkak se atëherë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja definuan ligj kur kryeministri në të gjitha ciklet zgjedhore tërhiqet. Tani kjo kërkesë përnjëherë del në sipërfaqe dhe do të doja që këtyre ditëve t’i dëgjoj argumentet se pse kjo është kështu”, theksoi Zaev, duke shtuar se dëshiron t’i dëgjojë argumente çka VMRO-DPMNE do të bëjë për LSDM-në ose shumica qeveritare do të tërhiqet.

“Nëse janë të gatshëm krah më krah për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë sonë të përbashkët, prapa së cilës qëndrojomë të gjithë, atëherë qëndroj në dispozicion të bisedojmë për gjithçka. Nuk mund të jemi për NATO dhe BE, e të jemi kundër proceseve të këtilla, që e sollën Maqedoninë para NATO-s dhe BE-së. Është e ndershme që të gjithë liderët t’i marrin pozicionet e tyre, të dalin në sipërfaqe, në të pastër, për shkak se kjo është e pakta që ua kemi borxh qytetarëve”, tha Zaev.

Në komentin e pohimit se biznesmenë rusë i kanë ndezur proceset në Maqedoni kryeministri orientoi në raportet e marra pas bisedimeve në polici me një pjesë të pjesëmarrësve.

“Flas nga ajo që e dëgjoj në raportet që i kemi marrë. E dini që ata djem të rinj “komitë” kur sulmuan policë ishin të ftuar në polici për deklaratë, kështu që përmendën biznesmenë nga Rusia se kanë dhënë para, për këtë shkak janë këtu dhe se nuk kanë asgjë kundër ose ngjashëm”, tha Zaev.

Maqedonia, shtoi është vend i vogël dhe dëshiron të ndërtojë miqësi me të gjithë, përfshirë edhe me Federatën Ruse.

“Duhet edhe një herë të konfirmojmë se nuk ka alternativë për Republikën e Maqedonisë përveç anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe NATO. Nga ky aspekt gjithmonë do të jemi me dozë të vëmendjes dhe me të vërtetë nuk do të lejojmë të kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare, deklaratat , rezolutat, të zbatuara në Maqedoni në pjesën e raportit të këtillë, për shkak të së cilës dinjiteti i shtetit është shumë i rëndësishëm. Siç e respektojmë ne gjithkund në botë, ashtu duam të jetë i respektuar edhe këtu në Maqedoni”, deklaroi Zaev.

Comments