Zaev: Federalizimi është vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit

200

 

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ka folur për akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për federalizimin e vendit, gjatë tubimit të tij të mbrëmshëm që u mbajt në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Gruevski e shpiku federalizimin. Gruevski është i vetmi në vend që mendon për federalizimin, ai dhe askush tjetër.

Të jetë punë e pastër. Unë nuk do të lejoj askënd që ta ndryshojë Kushtetutën e Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

“Unë ju premtoj se Maqedonia do të jetë një shoqëri për të gjithë, shtëpi për të gjithë shoqërinë, ku do ketë drejtësi për të gjithë”, tha ai.

Ndërkohë, pak kohë më parë, lideri i VMRO-DPMNE tha se do ta ketë në programin e saj zgjedhor kartën nacionaliste për federalizimin.

Comments