Zaev godet Selën: Nacionalistët po marrin fund në vendin tonë

178


Jam këtu që të kërkoj mbështetjen e gjithë qytetarëve të Strugës për kandidatin e BDI0së, Ramiz Merko, ministrin tonë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, njëherësh partnerin e koalicionit qeverisës.
Jam këtu edhe për të siguruar se Struga me Ramiz Merkon, ka edhe mbështetjen e Qeverisë. Kështu është shprehur në tubimin e Strugës kryeministri i Maqedonisë, njëherësh kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka përsëritur se ndryshe nga koalicioni LR-PDSH-BESA-VMRO, koalicioni LSDM-BDI është koalicion i hapur dhe më shumë se transparent.

“Ne me BDI-në, koalicionin e shpallëm akoma pa hyrë në garë. Ishte koalicion publik, i ndershëm dhe transparent, sepse këtë e deshën qytetarët. Tani në Strugë kemi situatë të ndjeshme, sepse në anën tjetër, kandidat është edhe partneri tjetër i koalicionit në Qeveri. Megjithatë, unë ju lus që ta ruajmë Strugën e bashkuar dhe Maqedoninë e bashkuar. Ta mbështesim Ramiz Merkon”, ka thënë Zaevi, ndërsa njëjtë sikurse në Tetovë dhe Gostivar, kryeministri ka komentuar edhe koalicionin LR-PDSH-BESA-VMRO.

“Absolutisht, nacionalistët po marrin fund në vendin tonë të përbashkët. Nacionalizimi nga njëra anë ose në anën tjetër nuk ka të ardhme në Maqedoni. Të gjithë jemi të njëjtë si para shtetit, ashtu edhe para Zotit. Këtë e thotë edhe Kurani edhe Bibla dhe kështu do jemi të barabartë edhe para Qeverisë edhe para komunave. Andaj, ardhmëria e përbashkët është këtu, me Merkon dhe Qeverinë, sepse nuk kalon askund në botë nacionalizimi dhe nuk do të kalojë as në Strugë ashtu siç nuk po kalon në tërë Maqedoninë”, ka thënë Zaevi, duke aluduar në thirrjet nacionaliste të liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Në ndërkohë, mbështetje Merkos i ka dhënë edhe Partia për Ardhmëri Evropiane e Fiat Canovskit, si dhe turqit e Strugës./Express/

Comments