Zaev ia tregon derën Selës

295


Aleanca për shqiptarët nuk do ta fitojë Ministrinë e Shëndetësisë pasi propozimet për ministra veçmë janë dërguar në Kuvend, ka thënë sonte kryemninistri Zoran Zaev në emisionin në Telma.

Me këtë ai konfirmoi se nuk tërhiqet nga vendimi që ministër i ri i Shëndetësisë të jetë Venko Filipçe.

Me këtë Zaev sonte konfirmoi informatën e POST.mk, se Aleanca nuk është më pjesë e Qeverisë.

“Aleanca ka marrë shëndetësinë për shkak të Taravarit, propozimi i ri është i papranueshëm pasi nuk është Arben Taravari”, ka thënë Zaev duke shtuar se bëhet fjalë për situatë të paqartë kur do të merret parasysh i gjithë bashkëpunimi me Ziadin Selën.

“…unë kam më shumë përgjegjësi. Ai ka qenë krah për krah me mua më 27 prill por edhe me BDI-në dhe partitë më të vogla. Dhashë gjithçka nga vetja, hapa debat por nuk gjetëm zgjidhje. Do të bashkëpunojmë në ndonjë rast tjetër”, ka thënë Zaev, transmeton Medial.mk.

Comments