ZAEV: JA PSE U ZGJODH TALAT XHAFERI SI KRYEPARLAMENTAR I MAQEDONISË

289

Zaev: Ja pse u zgjodh Talat Xhaferi si kryeparlamentar i Maqedonisë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Anadolu Agency” ka zbuluar arsyet e përzgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeparlamentar i ri i Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas tij, Xhaferi është zgjedhur si kompromisi më i mirë ngaqë kjo figurë nuk mund të kontestohet nga VMRO-DPMNE-ja sepse në koalicionin qeveritar të BDI-VMRO, Xhaferi ka qenë ministër i Mbrojtjes, një institucion ky po ashtu me peshë në Maqedoni. Madje sipas Zaev, VMRO në momente të caktuara i ka dalë në krah Xhaferit si ministër i Mbrojtjes, duke i dhënë komente pozitive për punën profesionale.

“Mendoj se Talat Xhaferi është zgjidhja më e pranueshme për opozitën e ardhshme, sepse ishte ministër nga radhët e tyre, realisht ka koordnimin të mirë në Kuvend dhe ne mes tjerash, duke selektuar kandidatët e të gjitha partive politike, zgjodhëm personin që ka përvojë, por do të ishte edhe një bashkim i mirë me opozitën e ardhshme. Unë jam i vetëdijshëm se si mandatar dhe lider i shumicës qeveritare do të na nevojitet bashkëpunim me opozitën”, deklaron Zaev.

Zaev shton se kryeparlamentari, pa marrë parasysh i cilës përkatësi etnike është, duhet të ketë përvojë, të respektojë rregulloren, të ketë mirëkuptim me opozitën dhe të jetë demokrat.

“Këtu është tempulli i demokracisë. Nëse këtu kuvendi është i fortë, i fuqishëm, serioz dhe korrekt i pushtetit ekzekutiv do të ndihmojë që të bëhet ky shtet. Kështu që, nuk shoh asgjë të keqe”, shprehet Zaev, i cili beson se Xhaferi do të kryejë detyrën e tij me sukses si kryeparlamentar.

Comments