Qeveria e Maqedonisë planifikon ndryshimin e lighit të tatimit të vlerës së shtuar sipas të cilit paratë do të kthehen tek qytetarët. Në të gjitha mënyrat e mundshme qytetarët duhet të vijnë tek më shumë para ka thënë Zaev njofton Aktuale.mk
“Të gjithë shpenzojmë para kudo që shkojmë shpenzojmë para dhe në gjithëka qka blejmë ka TVSH, edhe ujë kur bëejmë bukë gjithkund ka TVSH kur na japin llogarinë në te ka TVSH . Qëllimi është që 15 % e tatimit të vlerës së shtuar të kthehet tek qytetarët e kjo do të thotë për çdo qytetar para shtesë në shtëpi “ ka thënë Zaev njofton Aktuale.mk
Kryeministri u shpreh se me këtë do të ndikohet që të zbutet ekonomia joformale.
Në këtë mënyrë do ti ndihmoni edhe shtetit sepse shteti ka 30 % evazion fiskal të TVSH-s.ë Ju si qytetarë paguani TVSH-në kudo që bleni por pyetja është se kush nuk e paguan atë në buxhet kush e vjedh, e tani kur qytetarët do të mund ta kthejnë TVSH-në në buxhetin e tyre do të kërkojnë çdokund llogari fiskale sepse do ti rrikthejnë paratë e ai që shet patjetër të japë llogari fiskale“ ka thënë Zaev njofton Aktuale.mk
Një pjesë është kthimi i TVSH-së për qytetarët, fillojmë në vcitin 2018 me dy pilot projekte e në vitin 2019 do të jetë e mundshme për të gjithë qytetarët.
Video deklaratën e Zaevit mund ta ndiqni nga minuta e 30-të.