Zaev: Jam marrë me bujqësi, ju kuptoj, po ju sjell jetë!

140

 

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në mitingun e sotëm në sheshin e Negotinës vlerësoi se Nikolla Gruevski humb në Negotinë, në njësinë zgjedhore 4.

“Si nuk i vjen keq të ju lëjë të prisni nëpër pikat e blerjes dhe bodrumet vere, për diçka që e keni punuar me punë të vështirë, me djersë. E gjithë Maqedoni e ka lutur për të ndërhyrë, ai as nuk erdhi, ju la të shkatërruar. Për këtë arsye Negotinë do të dënojë dhe do të kontribuojë sa i përket ndryshimeve”, tha lideri Zaev. Ai tha se bujku maqedonas do të jetë me dinjitet, jo siç është tani, më I varfëri në botë.

“Ka kërkesë globale të ushqimeve, kjo është e palejueshme, kjo që po ndodh në Maqedoni është për shkak të kësaj qeverie të azdisur që e shkatërroi Maqedoninë”, tha lideri Zaev.

“Këtu jam për të dhënë fjalë, të paralajmëroj një ardhmëri të ndritshme, jetën e paralajmëroj. Ju jeni populli im, unë jam marrë dikur me bujqësi, kjo është rekoltë e fundit kur jeni të nënçmuar dhe të poshtëruar. Shteti do të garantojë blerjen e rrushit dhe të të gjithë produkteve bujqësore” tha lideri Zaev. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun e sotëm në Negotinë tha se më 11 dhjetor qytetarët duhet të dalin për të votuar, që të ketë jetë në Maqedoni.

Shilegov: Në Tearcë e mbështesin Planin për pagë mesatare të 30.000 denarëve dhe për zhvillim të kompanive vendore

Jemi në Leshok, komuna e Tearcës. Sot po bisedojmë me qytetarët e kësaj komune për problemët që i mundojnë. Ata janë të njëjtë si kudo në shtetin tonë-pagat e ulëta, papunësia, shprëngulja e të rinjve.

Këtu jemi për të paraqitur Planin tonë për jetë në Maqedoni. Plan i cil do të hap mundësi për punësim të të rinjve, për rritjen e pagës mesatare deri në 30.000 denarë deri në vitin 2020, dhe rritjen e pagës minimale deri në 16.000 denarë.

Jemi këtu dhe bisedojmë për përditshmërinë e tyre, prerjen jolegale të pyjëve, për mungesën e kanalizimin në këtë komunë në shekullin e 21. Njerëzit bëhen viktima të shtetit të paaftë dhe të vetëqeverisjes lokale, që nuk e di, nuk mundet të përgatitë dokumentet e nevojshme për të siguruar para të lira evropiane për zgjidhjen e këtij problem serioz.

Në Maqedoni duhet të ndalojmë shprënguljen e të rinjve. Në Maqedoni duhet ta lëvizim ekonominë. Këtu jemi për të paraqitur Planin për Maqedoni. Vizituam disa prej reparte private që japin shembullin e mirë për ekonominë e Maqedonisë. Dhe cilët janë kompanitë që do të ndihmojmë me 140 milionë euro gjatë mandatit tonë 4 vjeçar.

Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë detyrohet se paga minimale do të arrijë 16.000 denarë, dhe paga mesatare 30.000 denarë. Synojmë për të zgjeruar Planin për jetë në Maqedoni, njerëzit të qëndrojnë këtu, të ndërtojmë Maqedoninë demokrate, bashkëkohore dhe evropiane.

Comments