Zaev mbrëmë ishte në Berovë

192

zaev

Mirëmbrëma qytetarë të Berovës, mirëmbrëma nikoqirëve të mirë që  me praninë e vet  këtu në këtë të ftohtë  i ngrohni zemrat tona. Askush dhe asgjë nuk mund ta pengojë dëshirën tonë të përbashkët për jetën që buron nga çdo pjesë i Maqedonisë, dhe po e shohim këtu sonte në këtë shesh të mbushur me njerëz, në këtë të ftohtë së bashku të etur për të jetuar në Maqedoni!

Po arrij nga Pehçeva, kam qenë dhe  në Krushevë, Prilep dhe Kërçovë, Demir Hisar dhe Kavadar, Gostivar dhe, në Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë … disa muaj, ditë të tëra kalova me ju, qytetarët, duke i shkruar problemet dhe masat për zgjidhjen e tyre.

Po ju sjell lajme tuaj të mira! Ka vendosmëri,  ka shpresë dhe ka një angazhim, kudo në mbarë Maqedoni! Për të ndihmuar veten tonë, për të ndihmuar fëmijët tanë, për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë. Nga 11 dhjetori  fillon jeta në Maqedoninë tonë!

Për 10 ditë, të nderuar, i japim fund regjimit 10-vjeçar dhe  fillojmë me një jetë  të re, të bukur, në Maqedoni! Ky është  Plani për jetën në Maqedoni, këtu është plani ynë i përbashkët.

5 pika të  Planit tonë do të ndryshojnë jetën tuaj për të mirë.

Pika 1. Ju do të merrni një pagë më të lartë! Garantoj pagë mesatare prej 30.000 denarë  dhe page minimale prej 16.000  për të gjithë!

Pika 2. Do të ndihmojmë kompanitë vendore me 140 milionë euro! Kjo do të krijojë vendetë reja pune. Të rinjtë këtu të punojnë.

Pika 3. Paratë do të drejtohen te qytetarët.  Një shembull, secilit prej jush do të kthehen 15 përqind të tatimit të paguar nga llogaritë e konsumatorëve. Kjo do të thotë një page shtesë në vit për çdo familje.

Pika 4. Institucionet do të punojnë ekskluzivisht për qytetarët. Si? Ja një shembull tjetër – do të sjellim trajtim falas në spital për të gjithë! shëndeti i askujt të mos varet nëse ka para ose jo.

Dhe pika 5. Do të ketë drejtësi. Kushdo që vodhi nga ju, qytetarët, ka vjedhur nga jeta juaj! Ky Plan – është kthimi i jetës! dëshironi jetën tuaj? Doni  fëmijët tuaj në Maqedoni? Mbështeteni këtë Plan dhe në këtë shtet do të ketë jetë, jetë për të gjithë!

Kur e kemi bërë Planin, se si  për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët, nisëm nga ajo që ju duhet nga ajo që është më e nevojshme, të ardhurat për jetën, për të siguruar paqe dhe shëndet që tashmë çdo ditë është në rrezik .

Paga mesatare prej 30.000 denarësh, dy paga mesatare në një familje me dy të rritur – 60.000 denarë do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Prandaj do të ndihmojmë fuqishëm ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me 100 përqind më shumë ndihmë  se  tani. Për tu rritur dyqanet e vogla, kompanitë, pronarët, të kthehen në ndërrmarje, dhe pronarët të sigurojnë një page mesatare prej 30.000 denarësh.

Berovo është rajoni punëtorësh, ta  dini, ne do të sigurojmë deri në fund të mandatit  një page minimale për të gjithë prej 16.000 denarë. Me këtë qëllim do të ndihmojmë kompanitë. Për  të krijuar vende të reja pune, për të ulur papunësinë dhe për të dhënë  pagën minimale, dhe do të sigurojmë pagën mesatare me të holla të drejtpërdrejtë  për kompanitë vendore.

Numërova  vetëm një pjesë të vogël të masave që të dini të gjithë  ju- kjo do të sigurojë jetën, një jetë të mirë këtu në Berovë, këtu në atdheun tonë, Maqedoni.

Ky plan e  frikëson kundërshtarin tonë politik, ky Plan, sepse ky Plan parasheh jetën për të gjithë në Maqedoni.

Nëse deri më tani ishin realizuar pesë pikat e këtij Plani, nëse kishim page mesatare prej 30.000 denarë, dhe page minimale prej 16.000 denarë, Berova nuk do të ishte një qytet i zbrazët, të rinjtë do të ishn këtu, do të punonin këtu në Maqedoni, jo jashtë shtetit

Për të pasur një rrogë mesatare prej 30.000 denarë,  për një pagë minimale prej 16.000 denarë, për të jetuar Spase mire, për të jetuar Berova mire, të jetojnë qytetarët e Maqedonisë mirë, për të pasur jetë.

Zgjas dorën, sjell jetë, së bashku ne të gjithë mund të kthejmë  jetën në Maqedoni!

Më 11dhjetor  rrethoni numrin 4 dhe votoni  PËR JETË NË MAQEDONI!

Comments