Zaev: Me përpjekje të bashkuara mund të tërheqin investime të reja dhe turistë

157

Me përpjekje të bashkuara, 16-të vendet nga Evropa Lindore dhe Qendrore mund ta përparojnë këmbimin dhe lëvizjen e njerëzve, të mirave dhe shërbimeve, përvojave dhe ta shfrytëzojnë ekspertizën dhe diturinë nga RP e Kinës në këto procese, e njëkohësisht edhe ta bëjnë këtë rajon atraktiv dhe destinacion të volitshëm për invesitme të reja të kompanive kineze dhe destinacion të volitshëm turistik për turistët kinezë, porositi kryeministri Zoran Zaev në Samitin e 7-të të shefave të qeverive nga Procesi i bashkëpunimit mes RP të Kinës dhe vendeve nga Evropa Lindore dhe Qendrore (16+1), që mbahet në Sofje.

Ai mbajti fjalim në sesionin plenar të kryeministrave të vendeve nga EQL dhe RP të Kinës, ku potencoi se Republika e Maqedonisë është vend i vogël, i cili i përkushtohet konceptit të lidhjes, që në të vërtetë është pjesë edhe e Iniciativës 16+1.

“Siç thotë fjala e urtë kineze: ‘Udhëtimi prej 1000 miljeve fillon me një hap’ – ashtu edhe iniciativa 16+1 paraqet hap të parë në një udhëtim dhe platformë, me të cilën Republika e Maqedonisë do të mund t’i thellojë lidhjet, të përparojë në sferën e energjetikës dhe zhvillimit infrastrukturor”, porositi Zaev./portalb

Comments