Zaev në ASHAM: Vazhdojnë konsultimet për ndërtimin e argumenteve të Maqedonisë në negociatat me Greqinë

254

Vazhdojnë bashkëpunimi dhe konsultimet për ndërtimin e argumenteve të Maqedonisë në bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Zaev në takim në ASHAM i informoi kryetarin Taki Fiti dhe akademikët e pranishëm, për zhvillimin e procesit për zgjidhjen e problemit të cilin Greqia e ka emrin kushtetues të Maqedonisë, kumtoi Qeveria.

Në shkëmbimin e mendimeve në lidhje me këtë çështje, anëtarët e kryesisë së ASHAM, si dhe ish-kryetarët të cilët ishin prezent në këtë takim, theksuan se institucioni më i lartë shkencor në vend ka qëndrime të qarta, dokumente dhe fakte shkencore të cilat mund të ndihmojnë në ndërtimin e argumenteve në anën tonë të bisedimeve.

Në takim kanë rënë dakord që të vazhdojë konsultimi reciprok dhe bashkëpunimi mes ekipeve profesionale të ASHAM dhe Qeverisë.

Comments