Zaev: Në Austri morëm mbështetës të madh dhe përgjegjës të rajonit dhe Evropës së bashkuar

273

Bashkimi Evropian, me Austrinë, pas Bullgarisë, mori edhe një mbështetës të madh, të fuqishëm, përgjegjës, të Evropës së integruar dhe të bashkuar. Kjo është shpresa e qytetarëve të Maqedonisë, shpresa e qytetarëve të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, shpresa e të rinjve në shtetin tonë dhe në fqinjësi, ëndrrat e të cilëve janë të lidhura me të ardhme të ndritshme evropiane, në shtetet e tyre dhe në Evropë, tha kryeministri Zoran Zaev në shënimin e fillimit të presidencës austriake mbrëmë në Shkup.

Evropa, shtoi Zaev, nuk është vetëm kontinent, nuk është vetëm bashkim politik dhe ekonomik, Evropa është vlerë në të cilën besonin dhe besojnë shumë gjenerata nga e kaluara, dhe të tashme dhe jam i bindur edhe të ardhme.

“Evropa është nevojë, për Bashkimin Evropian, për rajonin tonë i cili synon drejtë saj, për botën, sepse Evropa është dëshmi se dallimet janë përparësi, uniteti është i mundur – deri te bota stabile, deri te bota e qetë, deri te bota e zhvilluar ekonomike, deri te bota për të gjithë”, tha Zaev.

Ai e përshëndeti paralajmërimin e kancelarit austriak Sebastijan Kurc, i cili dje gjatë marrjes së presidencës kishte theksuar se Austria ka për qëllim të ndërtojë Evropë efikase, të bashkuar dhe të përqendruar, Evropë e cila mbron, Evropë e cila ndërton ura në BE.

Vlerësimi i asaj që Maqedonia e bëri vitin e kaluar, sipas Zaevit, është motivim i fuqishëm për Republikën e Maqedonisë në të cilin BE-ja merr edhe një partner dhe mik më të përkushtuar, për tejkalimin e të gjitha sfidave ekzistuese në Evropë dhe botë.

Në ceremoninë pati fjalim edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili e përshëndeti marrjen e presidencës austriake me falënderim për mbështetjen e Austrisë për Maqedoninë dhe rajonin dhe paralajmëroi përfundimin e detyrimeve vendore të vendit në rrugën eurointegruese.

Në ngjarjen, mes tjerash, morën pjesë ambasadorja e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, Renate Kobler, ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, Ivan Petkov, përfaqësues të korit diplomatik në vend, nga Qeveria, nga Parlamenti, përfaqësues nga institucione dhe organizata tjera, qytetarëve.

Comments