Shkup, 7 shkurt – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasdite kishte takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie, transmeton Zhurnal.
Në takimin e përbashkët është konstatuar se është e rëndësishme stabiliteti i Maqedonisë në zhvillimin e proceseve demokratike në shtet dhe restart i agjendës europiane.
Zaev e informoi ambasadorin francez për bisedimet rreth sigurimit të shumicës për formim të qeverisë.
Po punojmë në sigurimin e shumicës dhe presim që edhe ne të fitojmë mandatin për formim të qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë, tha kryetari i LSDM-së Zaev.
Ai shtoi se vullneti i shumicës së qytetarëve është ndryshim në ardhmërinë euro-atlantike të shtetit dhe se platforma e LSDM-së është krijuar në bazë të këtyre synimeve.
“Me rëndësi është që të formohet qeveria shpejt dhe të jetë reformale. Themeli i platformës së LSDM-së janë raportet e Pribes dhe të komisionit Europian. Qytetarët zgjedhën jetë kualitative, drejtësi, barazi dhe qeveria e re është e detyrueshme të zbatojë këto reforma, dhe në hijen e demokracisë të kthejë pavarsinë e institucioneve”, tha Zaev.
Zaev tha se LSDM është e orientuar kah zgjidhja e të gjitha pyetjeve në interest të qytetarëve nëpërmjet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, në të kundërtën e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov i cili shkeli Kushtetutën dhe Ligjet, si dhe çelësi për stabilitet në Maqedoni është zhvillimi i shtetin në shoqërinë ligjore me shanse të barabarta për të gjithë.